Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosa, janë çifti më i komentuar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “BBV”. Ata ishin dyshja e radhës që patën mundësinë për të shijuar suitën luksoze në privatësinë e tyre. Çifti kaloi momente shumë të bukura romantike, ku kanë kërcyer, janë reklaksuar në xhakuzi dhe kanë fjetur të përqafuar.
Por Beatrixi ka bërë një deklaratë të fortë në oborr para Arjola Demirit dhe Ilir Shaqirit ku i kërkon Donaldit një test shtatëzanie. Ata u habitën nga kërkesa e këngëtares ku dhe nisën të dyshonin se midis tyre ka ndodhur diçka.Pjesë nga biseda:
Donaldi: Çfarë kërkon?
Beatrix: Për testin e shtatëzanisë (qesh)
Donaldi: Ta bëjmë , e gjejmë direkt.
Beatrix: Po tani… ti e di atë muhabet, ku ta di unë…
Donaldi: Jo unë nuk di gjë.
Beatrix: E humbe?
Donaldi: Po
Arjola: Domethenë kemi lajme?
Iliri: Kemi lajme ee?
Beatrix: Do iu bie pika kokës
Iliri: Jo mo jo…