INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beatrix i thotë “Të Dua”, Donaldi HABIT me reagimin e tij!

Beatrix i thotë “Të Dua”, Donaldi HABIT me reagimin e tij!

Publikuar më: 10:33 31-12-2021

Donaldi dhe Beatrix e kanë kaluar pasditen e sotme duke kënduar e kërcyer të ulur në oborr, teksa në sfond ishin vendosur këngë labe. Teksa këndonin, Beatrix u shpreh se ndihet e lumtur që edhe Donaldi është i lumtur.

"Po e shijoj, lumturia jote është dhe lumturia ime. Të dua", i tha Beatrix dhe i dhuroi një puthje. Por teksa mendonim që edhe Donaldi t'i thonte të paktën "Edhe unë të dua", në fakt përgjigja e tij nuk pritej.

"E mora vesh", i tha ai Beatrixës dhe i kërkoi të vazhdonte kërcimin.

Kujtojmë që së fundmi çifti ka pasur shumë përplasje. Beatrix ka akuzuar Donaldin se nuk i kushton më vëmendje si në fillim ndërsa Donaldi duket shumë i tensionuar kohët e fundit pas debateve me Ilirin.

Article Logic
Execution time: 0.0034060478210449