Betarix Ramosaj ka festuar ditëlindjen me miqtë dhe familjarët e saj në një party "të çmendur" që na u duk pak si shumë familjarëve.
Këngëtarja, por dhe familjarë të saj kanë ndarë foto e video nga festa dhe mund të themi se deri në detaje na ka kujtuar Kardashians-Jenners.
Këngëtarja kishte veshur një fustan tutu ngjyrë rozë, për t'u përshtatur dhe me tematikën Barbie/rozë të festës.
Dhe sigurisht ky fustan na kujtoi menjëherë Kendall Jenner.
Dhe jo vetëm kaq.
Një kuti ngjyrë rozë gjigande si kutitë e kukullave Barbie ndodhej gjithashtu në festë, ku të ftuarit mund të pozonin për të shkrepur fot, koncept ky që e kemi parë si fillim nga Kylie Jenner, kur prezantoi koleksionin e ri të kujdesit për fytyrën.
Akoma më e çuditshme ishte torta e ditëlindjes.
Beatrix u përlot kur u ndezën qirinjtë ndërsa ne na kujtoi tortën shumë të ngjashme në ditëlindjen e Kylie Jenner.