Këtë herë ajo është zhveshur nga petku i vajzës seksi për bërë diçka ndryshe.
Pas ndarjes nga i dashuri, Beatrix Ramosaj iu rikthye sërish intensivisht muzikës të cilën gjatë lidhjes e kishte lënë pas dore. Por këngëtarja këto ditë ka lënë pas Beatrixin e skenës dhe ka udhëtuar drejt vendlindjes së saj, Llapashticë. Përmes shumë kujtimeve Trixa gjendet në vendin ku gjen qetësinë e duhur. Madje ajo është përshtatur aq mirë saqë ka përveshur mëngët për të gatuar fli.
Të gjitha këto emocione dhe kujtime të përkthyera në gëzim shpirtëror, këngëtarja i përshkruan në një status në Facebook.