Në grupin OTR akoma nuk ka një vajzë e cila zëvendëson Encën, mos ndoshta Beatrix Ramosaj po e kërkon atë vend.
Beatrix Ramosaj interpretoi Noizyn ditën e Hënë në “Your Face Sounds Familiar” dhe ajo çka solli Beatrix në skenë ishte një super performancë dhe interpretim. Ajo i premtoi Noizyt se me performancën që do sjellë ka për t’ja marrë gjithë fansat dhe e uroi si këngëtar dhe tha se ishte reperi i saj i preferuar. Pas performancës të gjithë e duartrokitën, gjithashtu edhe anëtarët e jurisë e përgëzuan këngëtaren.
Videoja ku Beatrix imitoi i Noizyn mori vëmendjen e duhur prej të gjithve dhe arriti të bëheshe virale direkt sapo mbaroi performancën. Këngëtarja e ka shprehur nëpërmjet një fotoje disa fjalë pozitive për Noizyn e po ashtu edhe simpatinë që ka për të. “Waw çfarë ndjesie me pas kaq shumë fansa edhe kaq shumë dashni, nuk isha ndjerë asnjëherë aq mirë! Faleminderit për muzikën e mirë”, i shkruan ajo ndër të tjera Noizyt. Por disa mendojnë se Beatrix po i vjen nga pas Noizyt që të ketë mundësinë të zerë vendin e ish pjestares së grupit “OTR”, Encës. Por dime te themi se performanca e realizuar nga Trixa ishte shumë e mirë./intv.al/