Në fillimet e saj ishte ajo vajza e brishtë, “e pafajshme”, por Beatrix Ramosaj po shfaqet çdo herë e më shumë tërheqëse në pozat e fundit. Ajo di si të tërheqë vëmëndjen dhe “Instagrami” i saj është tejmbushur me foto të nxehta e me shumë stil, duke i bërë të gjithë ti kenë sytë tek ajo.Këngëtarja e talentuar ka zbuluar një detaj nga jeta e saj për të cilin ndihet shumë krenare dhe e cilëson si vendimin më të mirë që ka marrë, duke përçuar deri diku një mesazh për të rinjtë. Këngëtarja ka një vit që nuk pi më cigare dhe këtë e tregon në një foto të postuar në Instastory.
‘Si sot para një viti kam marrë vendimin më të mirë për jetën time. 1 vit pa pirë cigare’, shkruan Beatrix.