Para pak muajsh në mediat rozë mori dhenë lajmi që Beatrix Ramosaj dhe reperi i njohur shqiptar që jeton në Londër, Escobars ishin në një lidhje.
Shkak për këto thashetheme u bë fakti se Escobars kishte postuar disa story në profilin e tij në Instagram ku shihej në shoqërinë e këngëtares bukuroshe dhe kaq u desh që lajmi të merrte dhenë.
Mirëpo të dy artistët reaguan pas këtyre lajmeve duke i mohuar kategorikisht dhe Beatrixi u shpreh se ata janë miq. E si për të përforcuar këto deklarata, këngëtarja Ramosaj ka bërë një postim që tregon më së miri statusin e saj. Teksa ndodhej në një lokal ajo ka filmuar një çift gjatë një momenti romantik dhe në një gjendje “të dëshpëruar”, ka shkruar: “Përgjithmonë vetëm”.
Pra Beatrix është më single se kurrë!