INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Beatrix Ramosaj “përulet” para talentit të Dua Lipës [FOTO/ VIDEO]

Publikuar më: 10:49 31-08-2016

Nuk kanë kaluar shumë ditë që prej publikimit të singëllit të ri të këngëtares shqiptare Dua Lipa me titull “Blow Your Mind” dhe mesa duket ajo i ka “hequr” trurin të gjithëve. Në kanalin e saj zyrtar në youtube, deri tani Dua numëron gati 1 milion shikime dhe një numër të madh komentesh që e përgëzojnë për këngën e re.

Një prej tyre është edhe komenti i këngëtares Beatrix Ramosaj e cila e ka shprehur pëlqimin e saj për artisten e re. Trixa shkruan: “Yassss Dua Yasssss”.


Të paktë janë personat që përgëzojnë njëri-tjetrin në publik, por mësa duket rasti i Dua Lipës nuk i ngjan të tjerëve. Pas deklaratave të Dafina Zeqirit tani edhe Beatrix duket e magjepsua nga talenti i Duas. Nuk ka faj... ata që e panë live Dua Lipën në Kosove dhe Tiranë, tani kanë çfarë të thonë për yllin e muzikës, tashmë ndërkombëtar. Si thotë dhe vete ajo... Mwah...

Article Logic
Execution time: 0.0037870407104492