E njohur për projektet e saj muzikore tepër të suksesshme Beatrix Ramosaj është një nga këngëtaret më të ndjekura në rrjetet sociale.
Beatrix është shumë aktive në profilet e saj në rrjetet sociale duke postuar shpesh nga eventet në të cilat merr pjesë.
Së fundmi, Beatrixi në profilin e saj në Instagram ka publikuar disa fotografi, me të cilat vjen krejt ndryshe prej herëve të tjera, ku kësaj radhe shfaqet e veshur me fustan nusërie.
Këngëtarja këto imazhe i ka realizuar gjatë një fotosesioni për koleksion të fustaneve të bardha dhe padyshim dukej një nuse fantastike.
“Pa ndjenjë” është projekti i fundit nga Beatrixi të cilin këngëtarja e publikoi në muajin qershor të këtij viti.