INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beatrix shpreh dëshirat për Shën Valentin, Donaldi: Larg qoftë

Beatrix shpreh dëshirat për Shën Valentin, Donaldi: Larg qoftë

Publikuar më: 10:29 30-12-2021

Ditët e fundit marrëdhënia mes Beatrixit dhe Donaldit duket se është ftohur por këngëtarja me një bisedë të fundit tregon se akoma nuk mund të ndahen. Beatrix i ka bërë të ditur Donaldit se është e fiksuar pas datave, ndërsa atij i erdhi në mendje direkt festa e të dashuruarve, Shën Valentini.
Këngëtarja i kërkoi që ta trajtojë si një princeshë dhe mos ia lëshojë dorën, ndërsa Donaldi lutet që mos jenë në BBV në ditën e Shën Valentinit.

Beatrix: Un jam një çikë fiksimaxhie me datat.

Donald: Për Shën Valentinin?

Beatrix: Po. Dua të më mbash dorën ndërkohë që ti punon, dua të më ledhatosh flokët, të më trajtosh si një princeshë. Të mos ma lëshosh dorën kur ti ha me dorën e majtë.

Donald: Ishalla s’do jemi këtu brenda deri për Shën Valentin, o zot.

Einxhel: Unë mendoj që këtu do jemi.

Donald: Ishalla jo o zot. Larg qoftë.

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607