Beauty Fair Albania është panairi më i madh i bukurisë, i organizuar nga Isida Mollaymeri.
Që prej vitit 2019 ka nisur traditën e përvitshme në Shqipëri duke mbledhur brand-e shumë të njohura të bukurisë në një hapësirë të përbashkët siç është Pallati i Kongreseve.
Edicioni i parë i #BFA u realizua në 2019. Në vitin 2020 pati një pauzë për shkak të situatës së rënduar që u krijua nga pandemia globale, ndërsa në vitin 2021 u rikthye në sheshin Italia.
Beauty Fair Albania do rikthehet sërish në maj të këtij viti në Pallatin e Kongreseve dhe sivjet #BFA shënon edicionin e tretë.
Mbrëmjen e djeshme janë zbuluar edhe datat se kur do të mbahet panairi më i madh i bukurisë.
Stafi ka bërë me dije se Beauty Fair Albania ju le takim të gjithëve me datat 29/30 Prill dhe në 1 Maj në Pallatin e Kongreseve.
Beauty Fair Albania në këtë edicion të tretë vjen me Paula Mehmetukaj si imazh zyrtar dhe Egzon Berisha si imazh mashkullor.
Ky është viti i Tirana Youth Capital dhe prandaj Beauty Fair Albania mendoi të vijë nën shkëlqimin e imazheve të reja.
Në Panairin më të madh të Bukurisë në Shqipëri do të gjeni gjithçka për vajzat dhe djemtë që e duan të bukurën, që kujdesen për veten me produkte profesionale e që rrezatojnë bukurinë.
Kompanitë më të mira shqiptare të kozmetikës do t’i gjeni aty për të përkëdhelur veten me produktet e tyre, ku pse jo të përfitoni nga ofertat e surprizat që ata kanë menduar.
Një gjë është e sigurt: të gjithë ata që duan të gjejnë produktet e duhuara për flokët, fytyrën, apo lëkurën mjafton të bëjnë një xhiro në #BFA dhe nuk do të zhgënjehen.
Ju pret një edicion i paharrueshëm!