Sa bukur, ka lezet!
BBC i ka kushtuar një artikull këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha, ku rrëfehen 10 vitet e vështirësisë së karrierës muzikore dhe fëmijëria e saj. Në artikull, theksohet se Bebe bën pjesë në klanin e këngëtareve me origjinë shqiptare, përkrah Rita Orës dhe Dua Lipës.
“Ka diçka në ujin e shqiptarëve. Ne jemi shumë të fortë. Jemi të ndërtuar si kuajt dhe mund të mbajmë mbi lëkurë gjithçka” – tregon Bebe duke qeshur.
Babai i saj Flamur Rexha u zhvendos në SHBA kur ishte 21 vjeç dhe ka punuar çdo lloj pune për të mbështetur familjen. Ndërsa nëna e saj Bukurije Rexha ka lindur në Amerikë.
“Mami dhe babi kanë punuar shumë dhe asnjëherë nuk treguan se nuk kishim para” – tregoi këngëtarja e hitit “Meant To Be”.
Mirëpo duket se familja e Bebes nuk e ka mbështetur në fillimet e karrierës së saj muzikore.
“Muzikën e shihnin si diçka negative. Babai im më thontë gjithmonë se ajo është karriera e djallit” – tha Bebe duke buzëqeshur.