Ajo ndan shpesh me ndjekësit e saj, ndodhi nga më të ndryshmet. Së fundmi ka treguar një ndodhi jo të këndshme që i ndodhi teksa kishte dalë për të bërë shopping. Përmes disa postimeve të bëra në Instagram, Bebe Rexha ka treguar se ishte veshur shumë thjeshtë, me pantallona, një palë shapka dhe një kanatiere të grisur dhe vetëm nga veshja shitëset e paragjykuan duke mos e pritur ashtu siç duhet. Ato as nuk e kanë njohur dhe i kanë ofruar veshjet me zbritje.
Si kundërpërgjigje, Bebe u hakmorr duke i'u kërkuar veshjet më të shtrenjta, të cilat i bleu dhe i pagoi cash. Një mënyrë kjo për t’u vërtetuar shitëseve që të mos e gjykojë librin nga kopertina.