Bebe Rexha i publikoi këngën me Noizyn, Enca e ftoi për bashkëpunim! Bebe Rexha aktualisht ndodhet në Paris dhe teksa bëhej gati, po argëtohej me këngë shqipe. Ishte pikërisht kënga “Bow Down” nga Enca Haxhia dhe Noizy, ajo e cila po e argëtonte këngëtaren shqiptare teksa po përgatitej për koncert.
“Dua pak muzikë shqiptare”, ka shkruar Bebe bashkangjitur videos së këngës e cila është fshirë nga Youtube për shkak të sherrit të Encës dhe Noizyt. Mirëpo Enca nuk mund të mos reagonte, pasi ka ripostuar videon e Bebes dhe e pyet se kur do bëjnë bashkëpunimin "bombë", si dhe i thotë që e do shumë.
Do ju pëlqente një bashkëpunim i tillë?
savemag from Vimeointv.al on Vimeo.