Më parë secila ishte fokusuar në suksesin e saj personal, ndërkombëtar.
Madje as nuk dalloheshin për ndonjë shoqëri me njëra-tjetrën ose të paktën këtë na linin të kuptohej. Por pas lajmit për bashkëpunim mes tyre, Rita Ora dhe Bebe Rexha po e forcojnë gjithnjë e më shumë shoqërinë. Këtë e tregojnë edhe komentet e lëna njëra-tjetrës duke shprehur edhe mbështetjen që japin publikisht. Kështu, në postimet e fundit mbrëmjen e kaluar Rita Ora ishte qëndra e vëmëndjes duke qenë se edhe e prezantonte spektaklin e përmasave të mëdha, MTV EMA-s. Dhe në komentet e shumta dallon edhe atë të Bebe Rexhës e cila i shrkuan: “E ke mbytur, të dua”. Dy shqiptare që na bëjnë të ndihemi dyfish krenarë.