Mbrëmjen e djeshme artistet me origjinë shqiptare morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve AMAs, më saktë Dua Lipa dhuroi një performancë të shkëlqyer të hiteve të saj të fundit ndërsa Rita Ora dhe Bebe Rexha prezantuan një trofe së bashku. Nga postimet e të trejave në Instagram mund të shohim që ashtu siç pritej Dua e ka shmangur një takim të mundshëm me Ritën, si gjatë parakalimit në tapetin e kuq por dhe gjatë zhvillimit të mbrëmjes muzikore.
Teksa të gjithë pritën t'i shohin tre këngëtaret shqiptare së bashku, në fakt ndodhi krejt e kundërta. Tashmë dihet që Rita dhe Dua nuk i kanë marrëdhëniet e mira me njëra-tjetrën, dhe këtë gjë e treguan dhe mbrëmjen e djeshme.
Rita u argëtua me këngëtaren Bebe Rexha, ndërsa Dua u largua nga evenimenti për të festuar me miqtë e saj. Epo zhgënjim i madh për të gjithë ata që pritën ti shohin këngtëtaret shqiptare së bashku.