INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bebe Rexha do donte të bashkëpunonte me këtë reper të njohur [VIDEO]

Bebe Rexha do donte të bashkëpunonte me këtë reper të njohur [VIDEO]

Publikuar më: 22:27 31-08-2016

Tashmë të gjithë e dimë se pas shumë këngëve tona të preferuara, fshihet “truri” i Bebe Rexha. Ajo ka punuar me artistë të mëdhenj si Nicki Minaj, Eminem, G Eazy, dhe tani Bebe shpreson të zgjerojë listën e bashkëpunimeve, duke përfshirë një të tillë me reperin Kanye West.

“Unë mendoj se ai është shumë inovativ dhe rrezikon”, tha ajo për Billboard në tapetin e kuq të MTV Video Music Awards.  “Unë jam fanse e muzikës së tij. Kjo është ajo çfarë unë kam pasur qëllim të jem dhe nuk dua asnjëherë të ndjek radiot e zakonshme, kjo ka qenë gjithmonë motoja ime”.

 “Kur kam shkruar “The Monster” herën e parë me Jon Bellion, kur e këndova për njerëzit “The monster under my bed”, thashë që kjo nuk do të funksionojë asnjëherë. Edhe te këngë “My myself and I” dhe “Hey Mama” kam kuptuar që nuk mund të ndjekësh të zakonshmet dhe kjo më pëlqen te Kanye. Ai sjell risi, ndërmerr reziqe e kështu bëj edhe unë”.

Bebe flet në Billboard gjithashtu edhe për impaktin në muzikë të dizenjueses veterane Donatella  Versace, duke thënë se ajo është e mrekullueshme, një person shumë artistik.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034692287445068