Ka qenë e pamundur për të mos e vënë re suksesin dhe prezencën e Bebe Rexhas këto vitet e fundit, sidomos tani pas publikimit të këngës “In The Name Of Love” në bashkëpunim me DJ Martin Garrix.
Jemi të sigurtë që i’u ka pëlqyer klipi i kësaj kënge, ku Bebe ka të veshur një fustan të kuq në të cilin duket shumë tërheqëse. Ajo fillimisht shfaqet vetëm, më pas bashkohet nën ujë me Martin, pikërisht në emër të dashurisë.
Këngëtarja e talentuar ka postuar një video në Facebook, në të cilën na tregon një nga prapaskenat e klipit, ku ndodhet në pishinë me Martin Garrix. Mos u shqetësoni! Jo me bikini, por me fustanin dhe çizmet e kuqe që mban veshur në videoklip. Edhe Dj 20 vjeçar ashtu si Bebe është futur me rroba në pishina, e fatmirësisht nuk e kursen as buzëqeshjen e tij për video-n të cilën po e realizonte këngëtarja 26 vjeçare.
“Kërcyem në pishinë me rroba” shkruan Bebe, dhe etiketon Martin Garrix, në videon që ka postuar në Facebook.