Nuk e ka mohuar asnjëherë por na ka bërë gjithmonë krenarë duke i treguar botës se është shqiptare!
Bebe Rexha është një ndër artistet më të suksesshme të momentit dhe së fundmi ka paralajmëruar për një bashkëpunim me një tjetër emër “big”, bëhet fjalë për Lil Waynne. Nuk kemi pikën më të vogël të dyshimit se ajo e do vendin e saj Shqipërinë dhe këtë na e vërtetoi përsëri në profilin e saj zyrtar në Snapchat. Bebe ishte në Paris, por për asnjë arsye në botë nuk mund të mos merrte me vete një detaj që lidhet me Shqipërië. Ajo ka vendosur në kokë një kapele me simbolin e shqiponjës dhe duhet ta pranojmë që i shkon shumë.