Sa vijnë e shtohen fansat e Bebe Rexhës.
Artistja me origjinë nga Dibra e Madhe ka arritur të kapë plot 500 mijë ndjekës në Instagram, fakt që e ka festuar duke shkuar në Disneyland. Hmm për çudi pantallonat që mban veshur Bebe na duken të njohura. Mos ndoshta ia kemi parë dikur Nora Istrefit në koncert?
Sikundër neve nuk na pëlqen të aludojmë kot, bëmë një kërkim të vogël, dhe na rezulton se Nora i ka veshur të njëjtat pantallona ngjyrë portokalli, gjatë performancës së saj ekzaktësisht më 2 prill në Arena Club në Tiranë. Sigurisht Bebe Rexha nuk kishte nga ta dinte këtë, megjithëse po të ndiqte Norën në Instagram do t'ia kishte vrarë syrin një detaj i tillë. Tani pyetja qëndron, kujt i rrijnë më bukur? Hmm po ua lejmë juve ta gjykoni!