INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bebe Rexha feston ditëlindjen, urimin më të bukur e merr nga Era Meta

Bebe Rexha feston ditëlindjen, urimin më të bukur e merr nga Era Meta

Publikuar më: 20:15 30-08-2017

Bebe Rexha feston sot ditëlindjen dhe sigurisht nuk kanë munguar urimet e shumta të fansave nga e gjithë bota. Mirëpo përpos tyre, urimi i vajzës së vogël të Presidentit Ilir Meta, Era Metës ka qenë tepër i ngrohtë.

Bebe ka një marrëdhënie shumë të mirë me vajzat e Presidentit, pasi siç dihet është kushërirë me Kryemadhin. Ato më herët janë parë në festa të përbashkëta familjare dhe vetë Era e ka pritur atë me lule në Rinas kur Bebe ka ardhur në Shqipëri.

Urimi i Erës:

“Gëzuar ditëlindjen e mrekullueshmja kushurirë, motër, shoqja ime e ngushtë. Jam e bekuar që të kam ty në jetën time dhe nuk jam fiksuar tani që je e famshme pas teje, por që 5 vjet më parë. Mbaj mend që çmendesha për ty. Të jem e sinqertë nuk kisha si të kontaktoja se daja Muli kishte ndërruar numrin e tij të telefonit dhe i telefonova kujtdo, më pas e gjeta numrin e tij pas një muaj dhe isha shumë e lumtur që mund të shkruaja apo flisja me ty në telefon. Por fati donte që unë kushërira Shady, ti,, Lenti, M , Bukie, Snow dhe daja të bëheshim shumë të afërt me njëri tjetrin. Bebe dua të të falenderoj  që je një inspirim. Motër e madhe dhe shoqe e ngushtë për mua. Dua të të falenderoj ty që më inspiron dhe që bëre të mundur që unë të shoh pak nga bota e muzikës. Gëzuar ditëlindjen dhe do të jem gjithmonë aty për ty”.

Article Logic
Execution time: 0.0033810138702393