Me siguri ju kujtohen "Backstreet Boys" një prej grupeve më të dashura të muzikës pop në vitet 90'.
Është e pamundur të mos i kesh dëgjuar një herë apo të jesh dashuruar të paktën një herë me ta apo këngët etyre.
Së fundmi, Bebe Rexha ka patur mundësinë e artë t'i takojë ata dhe si një fanse shumë e madhe e tyre këngëtarja shqiptare është emocionuar aq shumë sa bllokohet dhe as nuk këndon dot në praninë e tyre.
“Sinqerisht djemtë më të mirë ndonjëherë. Vetëm sikur Bebja e re ta dinte që kjo do të ndodhte një ditë. Dështova tmerrësisht”, shkroi ajo në Instagram.