Asaj i duhet të udhëtojë shumë por ndodh që këto udhëtime të kthehen edhe në një makth të vërtetë....
siç ishte ai i fundit. Këngëtarja Bebe Rexha ka marrë avionin e orëve të para të mëngjesit dhe teksa është nisur ka vënë re një fenomen natyror që e ka trembur shumë këngëtaren. Një tornado i frikshëm që kishte mbuluar një pjesë të konsiderueshme të qiellit dhe avioni i saj rrezikonte shumë se mund të kalonte pranë ose përmes tij. Bebe e ka filmuar gjithë momentin e frikshëm derisa avioni i saj për fat të mirë i është larguar vijës së rrezikut.
"Po fluturojmë larg saj. Faleminderit Zot", shkruan Bebe.