Ajo ka fituar zemrat e mijëra fansave dhe jo vetëm me zërin, por edhe me thjeshtësinë që e karakterizon.
Po flasim për këngëtaren me origjinë shqiptare, Bebe Rexha e cila për asnjë moment nuk e ka mohuar prejardhjen e saj. Madje këtë fakt e ka pohuar edhe në koncertin fundit të organizuar mbrëmjen e kaluar nga DJ dhe producenti , Zedd, në të cilin kanë qenë pjesëmarrës vetëm artistë që janë emigrantë ose fëmijë emigrantësh.
“Unë jam një bijë emigranti. Nuk do të isha sot këtu nëse nuk do të ishte për babanë tim që erdhi nga Shqipëria në Amerikë. Kjo është “shtëpia e lirisë” . Mjaft e prishët ëndrrën Amrikane”, është shprehur këngëtarja para mijëra ndjekësve në këtë koncert ndërkohë që në mes të fjalimit nuk i ka kursyer fyerjet për presidentin aktual të Amerikës, Donald Trump ku dëgjohet qartë të thotë: F**k Donald Trump”. Kujtojmë që ky i fundit në fjalimet e tij elektorale i ka sulmuar vazhdimisht emigrantët duke e ndaluar hyrjen e tyre në Amerikë.