Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është mjaft e pëlqyer dhe numëron fansa të shumtë anembanë botës.
29-vjeçaren e kanë mbytur fansat me komente duke thënë se ajo ka bërë ndërhyrje kirurgjike në hundë dhe vithe, por Bebe thotë se nuk janë të vërteta, pasi ka shumë frikë ti bëjë këto.
Ajo gjithmonë është shprehur se e dashuron trupin e saj dhe nuk dëshiron të bëjë asnjë ndërhyrje kirurgjikale.
Pas mbërritjes së saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit, ajo ka dhënë një deklaratë për TMZ, e cila u shfaq e veshur e gjitha me të zeza ku përcolli një mesazh shumë pozitiv për njerëzit:
"E dua trupin tim dhe të pasmet e mia të mëdha. Nuk më pëlqen Photoshop."- është shprehur këngëtarja.
Dhe kur u pyet se çfarë mesazhi dëshiron tu dërgojë fansave tha: "Duaje trupin tuaj, mos u përshtatni me shoqërinë, sepse ata do t’ju tradhtojnë gjithsesi. Duhet të jeni vetvetja”.