Kishim të drejtë kur e krahasuam me Nicki Minaj dhe Kim Kardashian, pasi Bebe Rexha nuk ka ndërmend të na ndryshojë mendjen, përkundrazi.
Artistja me origjinë nga Dibra e Madhe e cila fitoi famë përmes bashkëpunimit "Hey Mama" me David Guetta-n, duket se ka vendosur që të fokusojë momentalisht vëmendjen tek format e saj trupore dhe paraqitja e jashtme. Të paktën këtë po na lë të kuptojmë kohët e fundit me postimet e saj në Instagram. "In Color" e ka përshkruar Bebe Rexha foton e publikuar para pak orësh, ndonëse ngjyrat janë detaji i fundit tek i cili mund të fokusohemi. Kjo pasi me flokët platin, vetullat e zeza dhe strecet e ngushta, këngëtarja ka filluar t'i ngjasojë shumë Kim Kardashian. Kjo e fundit një shembull jo edhe aq i "mirë" për t'u ndjekur, duke qenë se fama e saj mbështetet e gjitha tek zhveshjet dhe skandalet mediatike. Por a është kjo mënyra me të cilën kërkon të arrijë sukses në të vërtetë Bebe Rexha? Urojmë që jo pasi do të ishte një talent në muzikë i shkuar dëm!