Bebe Rexha, është lindur e rritur në New York të Shteteve të Bashkuara, por nuk e ka harruar asnjëherë kulturën dhe origjinën e saj. Ajo shpesh herë ka pranuar me krenari rrënjët e saj dhe ka folur shpesh për traditat shqiptare.
Së fundi, këngëtarja ka shpërndarë një postim në Instagram, ku thuhet është rritur nga një familje shqiptare, prandaj ia del me çdo gjë.
“Do të shkruaj, ‘Jam rritur në një familje shqiptare’ në rezymenë time, në mënyrë që ata të dinë se unë mund të përballoj çdo gjë,”-shkruhet në postimin e këngëtares.