INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bebe Rexha ka dy fjalë për kushërirën e saj, Monika Kryemadhin [FOTO]

Bebe Rexha ka dy fjalë për kushërirën e saj, Monika Kryemadhin [FOTO]

Publikuar më: 17:03 23-12-2017

Bebe Rexha është një ndër shqiptaret më të famshme në botë dhe me muzikën e saj ka bërë të dashurohen shumë njerëz kudo në botë. Por Bebe kete here vendos te shkruajë dy fjalë për kushërirën e saj, Monika Kryemadhin. Dhe fjalët e saj tregojnë dashurinë dhe respektin e madh që këngëtarja e famshme ka për kryetaren e LSI.

“Ka ende miliona gra të shtypura në mbarë botën dhe janë gra të tilla që po bëjnë ndryshime. Kjo grua është e fortë. Ajo është një nënë. Ajo është grua. Ajo është një motër. Ajo është liderja e parë femër e një partie politike në Shqipëri.

Ajo ka “thyer mykun” dhe i ka dhënë jo vetëm gratë shqiptare, por gratë anembanë botës si unë, guximin për të shkuar pas ëndrrave të mia. Duke u rritur më kanë thënë që të flas vetëm kur të më flisnin, tani flas kur kam diçka për të thënë. Faleminderit Monika Kryemadhi që je kundër rrymës,”-përfundon Bebe Rexha krahas fotos së postuar./intv.al/ 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036029815673828