Ju mund t’i pëlqeni asaj muzikën, t’i mbani mend përmendësh tekstin e këngëve apo edhe ta simpatizoni si këngëtare por jo të gjithë e njohin fobinë e Bebe Rexhës.
Këngëtarja si duket ka shumë frikë lartësitë pasi disa herë gjatë udhëtimeve me avion nuk e ka fshehur dot frikën aq më tepër kur ndodhin turbulenca. Për shkak angazhimeve të ngjeshura muzikore, i ndodh shpesh që të udhëtojë dhe e njëjta gjë i ndodhi edhe me fluturimin e djeshëm për në Toronto, Canada. Për shkak të motit me shi, ndodhën disa turbulenca që e tmerruan këngëtaren, por për fat të mirë gjithçka mbaroi shpejt dhe pa incident. ‘Toronto, ia dolëm”, shkruan Bebe e lehtësuiar pasi ka arritur në destinacion.