Ato që të dyja janë këngëtare, të suksesshme, shqiptare dhe me të njëjtin numër ndjekësish në Instagram.
Bebe Rexha dhe Enca Haxhia rastësisht ka ndodhur që të kenë të njëjtin numër ndjekësisht në profilet e tyre të Instagram. 1.3 milionë ndjekës kanë ngjallur kureshtjen e vajzave dhe karrierës së tyre, por ndoshta jo vetëm, që kanë bërë të jenë të informuar me çdo të re nga këngëtaret. Ndërkohë që Enca është cilësuar si mbretëresha e Instagram në Shqipëri, madje edhe e ka festuar këtë me tortë, nga ana tjetër për Bebe-n diçka e tillë nuk përbën ndonjë lajm duke marrë parasysh edhe përmasat e suksesit të saj.
Megjithatë ky ishte detaji përbashkët i tyre që shumëkujt mund t’i ketë shpëtuar.