Një koncert që Bebe Rexha do ta mbajë mend gjatë!
Këngëtarja shqiptare përformoi para 20 000 fansave të saj, në një natë që i kishte të gjitha, duke përfshirë edhe lotët në sytë e Bebes, e cila u emocionua nga atmosfera në sheshin “Nënë Tereza”. “Kam kaluar momentet më të bukura të jetës sime”, shkroi ajo në një postim në Instagram.
Por nuk mbaron gjithçka këtu, sepse pas përfundimit të koncertit, Bebe me miqtë e saj, u mblodhën në ambientet e një lokali në kryqytet ku motivi i muzikës, ishin këngët shqiptare. Të gjithë e mbajmë mend kur vajza nga Dibra i mësonte ekipit të saj si të kërceje vallet shqiptare. Bebe ka postuar në Snapchat disa momente emocionuese teksa këndon dhe kërcen këngë popullore shqiptare dhe të gjithë të pranishmit e shoqërojnë me duartrokitje e brohorima.