Këngëtarja me prejardhje shqiptare Bebe Rexha përveçse e talentuar është dhe seksi. 26 vjeçarja, asnjëherë nuk rresht së na treguari, “pasurinë natyrale” që i ka falur zoti. E rradhës është gjatë përformancës së saj në “Heaven”, një klub gay në Londër. Artistja që në repertorin e saj ka disa bashkëpunime me emra të njohur të muzikës, ka shpërndarë një video në Instagram, ku shfaqet duke bërë tëerk gjatë kërcimit të saj dhe sigurisht duke ekzaltuar fansat e shumtë të pranishëm.
Nicki Minaj, me të cilën Bebe ka realizuar këngën “No broken hearts”, ndoshta ndihet “e kërcenuar” nga lëvizjet e mrekullueshmë të këngëtares shqiptare, sepse shpesh herë është vërtetuar ajo shprehja se “mësuesi bëhet më i mirë se nxënësi”. Disa prej jush mund të thonë se ishte e bukur, disa të tjerë e ekzagjeruar, mirëpo ajo për të cilën jemi të sigurtë është se Bebe di si të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.