Le ta pranojmë të gjithë, se selfie-t apo fotot janë bërë pjesë e pandashme e jona. Mirëpo jo të gjithë i realizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse ekziston një person që mund të na e mesojë këtë, mban emrin Kim Kardashian.
Me siguri e mbani mend foton e Kim Kardashian gjatë vitit 2014, duke mbajtur një gotë shampanje në të pasmet e saj.
Dhe pikërisht këtë foto është munduar ta risjellë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, por mesa duket nuk ja ka dalë mbanë. Në ‘Instagram’-in e saj Bebe ka postuar një fotografi duke mbajtur një kanaçe birre në të pasme dhe ka shkruajtur: “U mundova të rikrijoja gjënë e Kim Kardashian. Nuk jam askund afër asaj. Provova më të mirën time.”
Na vjen keq Bebe!