Suksesi i padiskutueshëm i Bebe Rexhës, sigurisht që do të shoqërohet me daljet në tapetin e kuq. Në eventin më të rëndësishëm të modës në Britani, ku çdo vit mblidhen të gjithë supermodelet dhe ikonat e modës, kësaj here mori pjesë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare. E veshur me një fustan “River Island” të argjendtë, Bebe rrezikoi shumë që ti ekspozohej i gjithë gjoksi për shkak të dekoltesë shumë të hapur. Edhe pse në një moment diçka e tillë ndodhi, pasi asaj iu zbulua disi pjesa më intime e gjoksit. Por fatmirësisht, shoqja e saj që e shoqëronte, e ndihmoi që mos t’i ndodhnin më gjëra të pahijshme.
Gjithsesi, Bebe shkëlqente! Duhet të ketë qenë sa për sy të keq!