Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha për pak kohë ka lënë angazhimet anash.
Ylli i hitit “The Way I Are”, këto ditë është duke shijuar pushimet.
Ditë më parë Bebe përmes një video që ka postuar në Instagram kishte treguar se është nisur për në Shqipëri.
E tani Bebe veçse është në Shqipëri. Këtë e ka bërë të ditur vetëm pak minuta më parë përmes një fotografie që ka postuar në profilin e saj në Instastory.
Bebe aty shihet duke ngrënë mëngjes së bashku me disa persona.
“Mëngjesi në Shqipërinë e bukur”, kishte lënë mbishkrim Bebe.