Shqiptarja Bebe Rexha po përjeton një moment shumë të mirë të karrierës së saj, sidomos tani pas publikimit të bashkëpunimit me DJ-in, Martin Garrix. Mesa duket këngëtarja ka gjetur pak kohë për “shuar” vapën.
Nga fotot që ka publikuar në rrjete sociale, Bebe shfaqet në super formë duke veshur bikinit më trendi të momentit. Ato janë të firmës MISBHV dhe për ju që doni të tërhiqni vëmendjen si Rexha kemi një lajm të mirë. Ato kushtojnë vetëm 150 euro. Ka shkëlqyer edhe një herë Bebe Rexha, ajo dhe të pasmet e saj. Ndoshta nga vaji i plazhit që ka përdorur...