Do të bënim mekat nëse do shanim format dhe linjat shumë të lavdëruara të Bebe Rexha.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka gjithmonë një as nën mëngë për të tërhequr vëmendjen, dhe nuk e kemi fjalën për ndonjë hit apo “twerk”. E ftuar në ndarjen e çmimeve “American Music Awards” Bebe nuk e kishte aspak problem të ekspozonte edhe pjesët që duhet t’i mbulonte...me një marifet të veçantë. Teksa parakaloi në tapetin e kuq në ceremoninë AMA, e veshur me një fustan Yves Saint Laurent, pa reçipeta, Bebe mbuloi zonën më intime të gjoksit me ngjitës “nude”, si për të na mashtruar disi. Mirëpo artistja 27 vjeçare nuk nguroi ta postonte në Instagram foton, ku duhet ta pranojmë se duket hot.
Bebe shkëlqen!