Bebe Rexha është njëra nga këngëtaret që i bëjnë shqiptarët të ndihen krenarë pasi falë talentit të tyre kanë ditur ta prezantojnë më së miri Shqipërinë dhe Kosovën në botë.
Vetëm para pak kohësh Dua Lipa u cilësua si femra me albumin më të mirë për vitin 2017 dhe ka marrë pesë nominime në ‘British Awards’. Ndërkohë edhe këngëtarja tjetër, Bebe Rexha na ka njohur me arritjen e saj të radhës. Bebe është vlerësuar nga platforma muzikore ‘iTunes’ duke u cilësuar si këngëtarja femër e cila ka shitur më shumë këngë për vitin 2017 në Amerikë. Ajo që vihet re është se Bebe mban vendin e parë duke u ndjekur nga emra të tjerë të njohur të muzikës.