Siç është bërë e ditur javë më parë, Bebe Rexha nesër do të mbajë një koncert në sheshin Nënë Tereza në Tiranë.
Këngëtarja ka marrë avionin që mbrëmë me destinacion Tiranën dhe ndërkohë që mendohej se do të ishte edhe në shoqërinë e personave të tjerë, zbulojmë se shoqruesit e vetëm të saj në këtë udhëtim janë ushqimi dhe kafja.Për shkak të kohëzgjatjes së fluturimit, kantautorja ka mbajtur në kontakt fansat, këtë herë kryesisht me ata shqiptare, nëpërmjet videove të postuara.
Momentalisht ndodhet në aeroportin e Romës për të marrë avionin e radhës për në Tiranë, aty ku do të mbahet edhe koncerti mbrëmjen e nesërme.