INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bebe Rexha një “BISHË” e vërtetë! Dhuron një kërcim provokues dhe “thyen” hekurat në palestër! [VIDEO]

Bebe Rexha një “BISHË” e vërtetë! Dhuron një kërcim provokues dhe “thyen” hekurat në palestër! [VIDEO]

Publikuar më: 18:18 08-09-2017

Nuk është aspak e lehtë të qëndrosh një yll dhe këtë na e vërteton më së miri Bebe Rexha! Këngëtarja shqiptare nuk tregohet asnjëherë e turpshme për të treguar linjat e saj trupore, të cilat sigurisht i ka formuar falë punës së palodhshme në palestër. Të themi të drejtën, Bebe ka çfarë na tregon, ashtu siç na thotë se palestra nuk është vetëm punë punë punë, por edhe pak qejf.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka postuar një seri videosh në Instastory, në të cilat shfaqet duke bërë qejf dhe duke u ushtruar shumë sigurisht. Në videon e parë Bebe na dhuron një kërcim “Hot” nën ritmet e këngës së DMX-Up in Here, dhe nuk kishte si të mos drejtonte kamerën e telefonit nga të pasmet e saj bombastike. Këto të fundit duken të tilla edhe në videon ku bën ushtrime për këmbët dhe të pasmet.

Epo vajza, merrni shembull nga Bebe!

 

Article Logic
Execution time: 0.004086971282959