Bebe Rexha nuk di të ndalet dhe jo vetëm me hite.
Këngëtarja po kalon një periudhë të ngjeshur me angazhime dhe si pasojë i është dashur të ushqehet me gjëra të shpejta. Por kjo i ka rezultuar tepër e dëmshme për shëndetin sepse është helmuar. Megjithatë Beben nuk e ndal asgjë dhe këtë na e tregon teksa shkruan: “Ushqimi i helmuar nuk mund të më mposhtë”. Dhe vërtet kjo nuk e ka ndaluar aspak që të vazhdojë me axhendën e saj e cila momentalisht e ka ndaluar në Amsterdam.