Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha po vazhdon të korrë sukses në tregun ndërkombëtar të muzikës. Ndërkohë që pritet të shkëlqejë në “MTV VMA” ku gjithashtu është e nominuar edhe në kategorinë “Best Collaboration” me “Meant to Be”, Bebe sapo ka shënuar një tjetër sukses.
Këngëtarja ka thyer një tjetër rekord me këngën “Meant to be” , i cili pa dyshim është një hit ndërkombëtar. Bebe falë kësaj kënge është renditur e para për 35 javë rresht në kategorinë “Country” në “Billboard Hot 100”.
Rekordin e këtij pozicioni më parë e mbante Sam Hunt me këngën “Body Like a Back Road” duke zotëruar vendin e parë për 34 javë. Bebe Rexha dhe Florida George Line kanë kryesuar listën e kësaj kategorie që nga muaji dhjetor.