Rita Ora dhe Bebe Rexha, e kanë mbushur instagramin e tyre me fotografi e video të përbashkëta, nga darka që Bebe Rexha ka organizuar mbrëmjen e kaluar në Londër në Casa Curz.
“Women in Harmony Dinner”, filloi të organizohet nga Bebe Rexha në fillim të këtij viti si mënyrë që gratë që bëjnë muzikë të takohen në një vend të cilin e kanë vetëm për vete.
Tashmë të gjithë e dimë se Bebe Rexha dhe Rita Ora janë mikesha shumë të mira me njëra tjetrën. Por ajo që mungoi në fotot dhe videot në rrjetet sociale ishte pikërisht Dua Lipa. E duke ditur marrëdhënien jo të mirë të Ritës dhe Duas mund të themi se Beba ka zgjedhur të mbajë anën e mikes të saj, duke mos ftuar këngëtaren tjetër me origjinë shqiptare.