Përpos postimeve të shumta në Instagram për pjesëmarrjen në Grammys, Bebe Rexha ka ndarë me ndjekësit edhe tmerrin që përjetoi dje.
Këngëtaren për pak nuk e ka shtypur një taksi në aeroport, por që pë fat të mirë ka arritur të reagojë në momentin e duhur.
'Thuajse u përplasa nga një taksi sot në aeroport, teksa kaloja në rrugën e këmbësorëve. Po shikoja që të sigurohesha që nuk po vinin makina të tjera drejt meje dhe ai u bë i paduruar dhe erdhi vetëm një hap larg meje me qëllim. Kështu, mora çantën time të rëndë YSL dhe e godita makinën e tij. Isha kaq e trembur dhe e inatosur. Por duhet të bëj kujdes me nervat', tha këngëtarja.