Këngëtarja e njohur Bebe Rexha ka pësuar një aksident me makinë, por është në gjendje të mirë shëndetësore.
Nëpërmjet një postimi në Instastory, ajo njoftoi se nuk është lënduar, madje mori një mësim të mirë.
“U përfshiva në një aksident me makinë sot. Gjithçka është mirë dhe të gjithë janë mirë. Kjo vetëm ma kujtoi se sa e vlefshme është jeta”, shkruante këngëtarja.