Këngëtarja e famshme Bebe Rexha, në mesin e shumë angazhimeve që ka në karrierë, ajo gjen kohë edhe për familjen e saj.
Shpesh emrat e njohur të showbiz-it, kanë dalë në mbështetje të të gjitha grave, që sakrifikojnë çdo gjë për fëmijët e tyre.
Të njëjtën gjë ka bërë së fundmi edhe Bebe Rexha, e cila gjen rastin t’i shprehë dashurinë nënës së saj. Në disa postime të ndryshme në ‘Instagram’, këngëtarja shqiptare ka shkruar: “Të rritësh fëmijë nuk do të thotë thjesht t’i ushqesh dhe t’u vendosësh një çati mbi kokë. Duhet t’u mësosh dashuri, dhembshuri, të drejtën nga e gabuara. Kjo në vetëvete është një punë me kohë të plotë. Mamaja ime i ka bërë të dyja. Një duartrokitje për Bukie Rexha. Të dua mami”.
Ajo ka shtuar se të jesh nënë është një nga punët më të rëndësishme dhe në këtë pikë biem dakord të gjithë.