Vetëm dy javë pasi solli bashkëpunimin me ish-këngëtarin e One Direction, Louis Tomlinson, Bebe Rexha ka publikuar një tjetër këngë ditën e sotme në versionin audio. “That’s it” mban titullin projekti i saj i ri në zhanrin rap, për të cilin ka bashkëpunar me “pesha të rënda” të rap-it si Guçi Mane dhe 2Chainz.
Bebe është një ndër emrat më të lakuar në botën e muzikës tashmë, por përpos suksesit, këngëtarja shqiptar i ka kushtuar shumë rëndësi edhe fizikut dhe jo rrallë herë provokon me fotot e saj. Provokimin e rradhës ia ka kushtuar “That’s it” ku ka publikuar një video në Instagram në të cilën “reklamon” të pasmet e saj që duket sikur po “shpërthejnë” ndërkohë që këndon një pjesë nga kënga e saj, teksti i së cilës flet për të pasmet.
Epo Bebe sigurohet gjithmonë që çdo gjë e saj të jetë në lartësinë e duhur!