Maluma është një ndër këngëtarët latin që i ka bërë për vete të gjithë femrat, mes tyre dhe ato shqiptare. Jo vetëm me pamjen e tij, por edhe me stilin e këndimit.
Dhe prej kohësh kemi zbuluar se, Maluma është një nga këngëtarët më të dashur edhe për shqiptaren Bebe Rexha. Pas shumë komenteve në rrjetet sociale ata janë takuar në ndarjen e çmimeve të MTV VMAs dhe nuk hezituan të realizonin një foto së bashku. Është Bebe ajo që ka publikuar foton me këngëtarin latin ka shkruar “nxehtë”.
Janë të shumtë komentet e fansave që u thonë se shkojnë shumë si çift, por Enca ka një kërkesë të veçantë, pasi i thotë Bebes që ta puthë këngëtarin latin për të.