INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bebe Rexha rrëfen makthin që përjetoi pasi prindërit u infektuan me Covid-19

Bebe Rexha rrëfen makthin që përjetoi pasi prindërit u infektuan me Covid-19

Publikuar më: 19:29 29-05-2020

Bebe Rexha ka rrëfyer në një intervistë të fundit për Extra se prindërit e saj kanë kaluar sëmundjen e Covid-19 dhe ajo vetë ka përjetuar një makth që nuk ka mundur t’i qëndrojë pranē.

Ajo u shpreh se ishte gati të merrte makinën për të bërë rrugën e vetme, nga LA në New York, për të shkuar tek ta.

“Ata u infektuan… dhe ishin shumë të sëmurë për 3 javë, dhe u nervozova shumë. Isha duke menduar ta bëja të gjithë rrugën me veturë…të kujdesesha për ta … Ata ishin aq të gatshëm për të mos na pasur mua dhe vëllanë tim atje, por më në fund u bënë më mirë”, tha ajo.

Kujtojmë se më parë Bebe ka treguar me dhimbje se nga Koronavirusi i ri ka humbur edhe një nga miqtë e saj më të mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0028860569000244