në botën e showbizz-it, operacionet plastike janë kthyer në diçka mjaft të zakonshme dhe është e rrallë të shohim yje të showbizz-it të cilët dhe pas famës kanë mbajtur pamjen që u ka falur natyra.
E ndërkohë që dhe në showbizz-in e huaj dhe atë shqiptar shohim vazhdimisht ndryshime në fytyrat dhe trupin e VIP-ave s’mund të themi të njëjtën gjë për Bebe Rexhën.
Këngëtarja shqiptare e cila kohëve të fundit është komentuar shumë se ka bërë operacione plastike për shkak të formave alla “Kim Kardashian”, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, në Insta Story ka shuar kureshtjen e shumë prej fansave të saj lidhur me ndërhyrjet estetike.
E pyetur nëse ka berë operacione plasike ajo ka thënë: “Jo, kam shumë frikë!”
Mund të themi se e kuptojmë mjaft mirë, pasi ndërkohë që për shumë ndërhyrjet kanë rezultuar të suksesshme, për shumë të tjerë kanë përfunduar në "aksidente" të tmersshme dhe të parikuperueshme.